“Avionët e vegjël, nuk janë ulur në Seman”

23/05/2016 00:00

Pas akuzës së bërë nga Partia Demokratike për avionët në plazhin e Semanit në faqen transparenca.al janë publikuar të dhënat e “Albcontrol” për katër fluturime të avionëve të vegjël në hapësirën shqiptare.

Sipas këtyre të dhënave, fluturimet janë bërë me leje dhe nuk ka patur asnjë ulje në territorin shqiptar.

Avionët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit për në aeroportin e Tivarit.

“Në planin e fluturimit pilotët kanë kërkuar të fluturojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërkohë që trafiku është menaxhuar normalisht nga kontrollori”, thuhet ne njoftim.

Top Channel