PD, protestë para Bashkisë së Krujës kundër kryetarit Artur Bushi
22/05/2016 00:00
Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për dekrimanilizimin, Partia Demoraktike ka zhvilluar nje protestë përpara Bashkisë së Krujës, duke kërkuar largimin e Artur Bushit.
Sipas Sekretarit për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, Artur Bushi ka deklaruar vetëm një pjesë të së shkuarës kriminale.
“Sot i bëjmë thirrje Prokurorisë që të hetojë rastin e Artur Bushit dhe bëjmë edhe disa pyetje: A e keni pasur emrin Kastriot Cakoni? A jeni dënuar, hetuar dhe arrestuar në Itali për trafik prostitucioni, trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike me emrin Kastriot Cakoni?”, u shpreh Salianji.
Top Channel