Paloka: Rama iu hakërrye gazetares së Euronews kur u pyet për skandalet

21/05/2016 00:00

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka reaguar këtë të shtunë lidhur me intervistën që kryeministri Rama dha më herët gjatë javës për Euronews.

“Kur gazetarja e Euronews e pyeti për trafikun e armëve, Edi Rama iu hakërrye keq, sikur ajo po sajonte e po shpifte. Por sot është kapur një grup që trafikonte jo vetëm armë të lehta, por dhe mitralozë e granata. Rama me siguri nuk di më pak se gazetarja e Euronews, por mundohet t’i fshehë këto trafiqe e trafikantët, dhe madje t’i mbrojë ata”, ka deklaruar Paloka.

Sipas tij, kryeministri po vepron njësoj siç bëri me Balilin, me Habilajt e shumë banda të tjera.

“Po krimet janë të rënda shumë dhe nuk mbulohen dot prej tij. Të habiturin e të paditurin bëri dhe për avionët e drogës, po ato mbushën qiellin. Është e qartë se Rama s’ka padije për këto punë, se këto punë bëhen me liçencën e tij. Ai thjesht mundohet t’i fshehë”, ka thënë Paloka.

Top Channel