Veliaj inspekton punimet e rrjetit të ri të ujësjellësit

20/05/2016 12:10

Bashkia Tiranë po investon në një rrjet të ri ujësjellësi që konsiston në zëvendësimin e rrejtit ekzistues dhe shtimin e depove të ujit në zonat periferike të kryeqytetit. Kreu i bashkisë, Erion Veliaj inspektoi nga afër punimet që po bëhen në bllokun e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë.

“Ky investim vjen si risi në Bashkinë e Tiranës. Do të thotë se nga tani e tutje, aty ku Bashkia e Tiranës punon për të rregulluar rrugën, fillimisht futet ujësjellësi për të riparuar kanalizimet dhe për të vendosur rrjetin e ri. Kjo është një ndër zonat që paguan në mënyrë korrekte faturat e ujit dhe dua t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve se sa më korrektë të jenë, aq më shumë na mundësojnë që t’ua kthejmë këtë me investime”, deklaroi Veliaj.

Për herë të parë, theksoi Veliaj, po punohet me shtrimin e rrjetit dhe më pas vijojmë me asfaltimin e rrugëve dhe sinjalistikën. Kjo tregon se jemi të vendosur të punojmë për premtimet e dhëna.

“Dua t’u kujtoj gjithë qytetarëve se po mbushet rreth një vit nga 21 qershori, kur u votua për të punuar në Tiranë. Pavarësisht pengesave, stërkëmbëshave, sabotimeve, i garantoj gjithë qytetarët që jam i fokusuar që vota që dhanë në datën 21 qershor të përkthehet me punë, punë, punë”, shtoi kryebashkiaku i Tiranës.

Sipas drejtorit të UKT-së, Redi Molla, ky investim do të eliminojë problemet me mungesën e ujit dhe papastërtitë që vijnë nga rrjeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA