
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, në një deklaratë për mediat theksoi se “në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit së bashku me eurodeputetët u konstatua që Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm”.
“Dalja nga ky udhëkryq dhe përparimi në procesin e integrimit europian ka vetëm një rruge dhe ajo është zbatimi pa asnjë vonesë i Ligjit për Dekriminalizimin, garantimi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi”, deklaroi Bumçi.
Deputeti demokrat nënvizoi se ”eurodeputetët ringritën shqetësimin për azilkërkuesit nga Shqipëria duke theksuar dhe kërkuar që qeveria të zgjidhë arsyet e brendshme që shtyjnë shqiptarët të kërkojne azil në vendet Europiane”.
Top Channel