Shkodër, drejtori i jetimores: Të presim përfundimin e hetimeve

19/05/2016 10:40

Drejtori i shtëpisë së fëmijës në Shkodër, Gëzim Mahmutaj, ka reaguar këtë të enjte lidhur me ngjarjen e zbuluar një ditë më parë për abuzimin seksual me vajza të mitura në këtë shtëpi.

“Duhet të presim përfundimin e hetimeve për zbardhjen e së vertetës”, ka thënë Mahmutaj në një deklaratë për mediat.

Ai ka theksuar se, ky është një moment i vështirë për fëmijët dhe stafin e institucionit. “Kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë prioritet i punës sonë”, ka shtuar ai.

Top Channel