Rëra “sulmon” Kinën, stuhia mbulon rajonin Kashgar

19/05/2016 00:00

Një mur rëre 100 metra i lartë tmerroi banorët e prefekturës së Kashgar-it në Kinë.

Rëra mbuloi ndërtesa e njerëz, ndërsa dukshmëria u reduktua aq shumë sa në rrugë ajo nuk arrinte më shumë se pesë metra. 

Autoritet lokale të meterologjisë lëshuan një alarm portokalli, i dyti për nga shkalla e rrezikut. 

Stuhia frikësuese zgjati për mbi një orë me erëra të forta, pluhur që ngrihej në ajer dhe rënie të temperaturave. 

Për njerëzit në zonën e prekur, ato që përjetuan brenda ketij harku kohor dukeshin si skena të një filmi hollivudian me buxhet të lartë. 

Në fillim të majit, një tjetër stuhi e fortë rëre goditi rajonin autonom Xinjiang-ut dhe provincën Qinghai, duke shkaktuar ndotje të skajshme të ajrit, bllokime të mëdha të trafikut, vonesa e në disa raste edhe anulime të fluturimeve. 

Njerezit atje kanë pasur vështiresi të medha në fryemëmarrje. Kina ka regjistruar vitet e fundit nivele ekstremisht të larta të ndotjes së ajrit sidomos në verilindjen që është edhe zemra industriale e vendit.

Studimet shkencore i atribuojnë këtij fenomeni 1,4 milionë vdekje të parakohshme çdo vit në Kinë.

Top Channel