Kongresi amerikan kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO
19/05/2016 11:50
Kongresi i Shteteve të Bashkuara i ka kërkuar adminstratës së presidentit Obama të procedojë me ndihma konkrete të gjithanshme që bënjë të mundur integrimin e Kosovës në NATO.
Kjo kërkesë përbën një hap të rëndësishëm për Kosovën dhe sigurinë e saj, e cila fillimisht duhet të bëhet pjesë e Partneritetit të Paqes të Aleancës.
Ndërkohë, pritet që së shpejti Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në ushtri, proces ky që është vonuar për shkak të krizës politike që ka përfshirë vendin.
Top Channel