Ministeriali i KiE-s, Bushati flet për Reformën në Drejtësi dhe refugjatët

18/05/2016 00:00

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Sofje të Bullgarisë, në Ministerialin e Këshillit të Europës.

Në fjalën e mbajtur gjatë punimeve të tij, ku ishin të pranishëm ministra të 47 vendeve anëtare, Bushati theksoi faktin se Shqipëria ka nisur një reformë të sistemit të drejtësisë, në konsultim dhe bashkëpunim edhe me Komisionin e Venecias.

Gjithashtu, ai u ndal në krizën migratore dhe terrorizmin. Duke u ndalur në raportin mbi Kosovën, ministri Bushati u shpreh se, sa më shpejtë të anëtarësohet Kosova, aq më shpejtë qytetarët e saj do të ndiejnë mbrojtjen që ofron sistemi ynë i konventave.

Në ministerial u diskutua mbi situatën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor në vendet anëtare, si dhe u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme mbi rolin e Këshillit të Europës në përgjigje të krizës aktuale të refugjatëve.

Top Channel