Gjyqi kundër pallateve, gjykata rrëzon bashkinë. Veliaj: Nuk do të ndërtohen

18/05/2016 00:00

Gjyqtarët, që do të shqyrtojnë padinë për lejen e ndërtimit të objektit 17-katësh pranë digës së liqenit artificial në Tiranë, do të jenë të njëjtët që u vendosën prej fillimit nga shorti elektronik.

Vendimi u shpall nga 3 trupa gjyqësore, që rrëzuan 3 kërkesat e depozituara nga Bashkia Tiranë, IKMT dhe Avokatura e Shtetit. Gjykata e Apelit Administrativ shpjegon se, kërkesat për largimin e kësaj trupe është e pabazuar.

Ndërkohë, edhe kërkesa e gjyqtares Gazidede për dorëheqje, nuk u pranua nga kryetari i gjykatës.

Me gjithë këto zhvillime, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tashmë vendimi i gjykatës dihet sesi do të jetë, e megjithatë ai u deklarua i vendosur se pallatet nuk do të ndërtohen.

PD, padi Veliajt. Këshilltarët: Nuk na jep informacion

Një tjetër seancë gjyqësore u zhvillua edhe në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj është paditur nga këshilltarët e djathtë për “mosrespektim të ligjit të informimit”.

Në përfundim të seancës përgatitore, kreu i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli u shpreh se gjykatës i kërkohet ta urdhërojë Veliajn të jetë transparent.

Top Channel