
Kundërshtarët e Presidentit të përkohshëm Michel Temer, në Brazil, dhe kabinetit të tij zgjodhën një mënyrë të veçantë për të shprehur pakënaqësinë e tyre: atë të ngritjes së volumit me një protestë muzikore.
“Muzikë për demokraci”, shkruhej në njërën prej pankartave, që demonstruesit mbanin në duar.
Njerëzit po përdornin mënyra nga më të ndryshmet, për ta bërë zërin të dëgjohet, përfshirë këtu edhe organizimin e koncerteve të muzikës së dhomës për intepretimin e të famshmes “Carmina Burana” të Carl Orffit.
Për protestuesit, i gjithë procesi i rrëzimit të Pesidentes Dilma Rousseff nuk ishte gjë tjetër veçse “grusht shteti”, ndërsa qeverinë e përkohshme të Temerit e konsiderojnë të paligjshme.
“Ne jemi këtu për të mbrojtur demokracinë e për të luftuar kundër kësaj qeverie. Do të vazhdojmë të dalim nëpër rrugë e do të bëjmë ç’të jetë e nevojshme, derisa Temeri të largohet”, tha Amanda Magalhaes, protestuese.
Top Channel