
Nxitja e bashkëpunimit rajonal është në fokus të bankave “ProCredit”, ndaj me iniciativë dhe ftesë nga “ProCredit Holding”, aksionari i vetëm i Bankës “ProCredit” Shqipëri, më shumë se 500 biznese nga rajoni morën pjesë në aktivitetin e organizuar në Selanik, të Greqisë.
Në fokus të tij ishte nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare midis klientëve të bankave “ProCredit”, të cilët operojnë në vende të ndryshme të rajonit si: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Serbia, Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia etj. duke krijuar mundësi reale për tu lidhur me partnerë potencialë biznesi.
Nga “ProCredit Shqipëri” morën pjesë rreth 30 biznese që operojnë në sektorë të ndryshëm. Të gjitha kompanitë e pranishme nga sektorë si: prodhimi, tregti, agrobiznes, industri tekstile, IT, energji e rinovueshme etj. patën mundësi që nëpërmjet takimeve të paracaktuaranga bankat “ProCredit”, të njohin biznese me interes për ta.
Në total, përfaqësuesit e 500 bizneseve kryen mbi 3 500 takime dhe mesatarisht secili prej tyre takoi rreth 7 kompani, që përkthehet në mundësi për të hyrë në 7 tregje të reja dhe 7 partnerë të rinj për çdo kompani të pranishme.
Në vazhdën e bashkëpunimit me BE, grupi “ProCredit” nënshkroi gjatë këtij aktiviteti dhe marrëveshjen me Komisionin Europian, e cila u vlerësua si hapi i parë optimist drejt zhvillimit të ekonomisë greke.
Qëllimi i saj është mbështetja e kompanive greke dhe nxitja e investimeve që sigurojnë zhvillimin e bizneseve greke dhe nxitjen e punësimit.
Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësi të vizitojnë dhe degët e bankës dhe “Zona 24/7” në Selanik. “ProCredit Bank Selanik” ka nisur aktivitetin e saj për herë të parë në Nëntor 2015, si një degë e bankës ProCredit Bullgari.
Organizime të tilla konfirmojnë edhe një herë pozicionin e bankave ProCredit në rajon, si banka të fokusuara në SME-të, që kuptojnë nevojat dhe sfidat e bizneseve duke u dhënë një kontribut thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm të aktivitetit të tyre.
“ProCredit Bank Shqipëri”, me 100 % të aksioneve të zotëruara nga ProCredit Holding, me qendër në Frankfurt-Gjermani, është pjesë e grupit të bankave ProCredit, që operojnë në 11 vende të ndryshme të Europës Jugore dhe Juglindore.
Top Channel