“Xhamia”, Apeli dëgjon ekspertët: Rrezik nga ndërtimi në park të mbrojtur

17/05/2016 17:05

Gjykata e Apelit Administrativ dëgjoi këtë të martë si ekspert Sazan Gurin, i thirrur për llogari të procesit për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.

Eksperti i kërkuar nga paditësit, Instituti i Çështjeve Kombëtare, INA, deklaroi në bazë të studimit të tij se në rast se xhamia ndërtohet në një qendër, sipas tij, të rëndësisë së veçantë, nga fluksi i gati 2 mijë personave në ditë në objekt do shkaktohet jo vetëm trafik, por edhe dëmtim i ambjentit në vendin që quhet “park i mbrojtur”.

Shoqëria civile kërkon që të shfuqizohet një vendim i vitit 2013 për ndërtimin e xhamisë dhe rikthimin e hapësirës në një lulishte, sikurse ishte më parë.

Fillimisht kjo çështje u hap në gjykatën civile të Tiranës, por më pas u kalua për kompetencë në atë Administrative, duke qenë se i referohet shfuqizimit të një akti adiministrativ.

Top Channel