Tajlanda mbyll ishujt për të huajt: Turizmi po dëmton natyrën
17/05/2016 09:15
Autoritetet tajlandeze kanë njoftuar se do të mbyllin një nga ishujt më të frekuentuar të vendit, për shkak se fluksi i turizmit po dëmton burimet natyrore dhe ambjentin.
Ishulli Koh Tachai, në provincën Phang Nga, është pjesë e Parkut Kombëtar Similan.
Thuajse të gjitha parqet detare të Tajlandës qëndrojnë të mbyllur nga mesi i majit deri në mes të tetorit, periudhë e njohur si stina e shirave, por ndryshe nga të tjerët Tachai nuk do të hapet.
Parku është shumë i frekuentuar nga turistët dhe zhytësit, që megjithatë do të kenë akses në disa pjesë të tij.
Top Channel