Shqipëria dhe Serbia kërkojnë modele të një rruge të përbashkët. Qendra të ndryshme dhe projekte të përbashkëta, që janë edhe e vetmja rrugë. Në një konferencë të Lëvizjes Europiane në Serbi, serbët dhe shqiptarët shihen si faktorë qëndrueshmërie në rajon.

Në një nismë të përbashkët, në Tiranë e Beograd janë bërë kërkime të opinionit lidhur me marrëdhëniet.

“Janë themeluar dy nisma të reja me seli në Tiranë, në të cilat merr pjesë edhe Serbia. Fondi për Ballkanin Perëndimor dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjve. Kemi parë se qytetarët janë të painformuar për njëri-tjetrin. Por, ata pajtohen për nevojën për ndryshim”, tha Jelica Minic, nga Lëvizja Europiane, Beograd.

Shtetet kanë qëndrime të kundërta për Kosovën, por rruga e Brukselit i bashkon të gjithë.

Shqiptarët dhe serbët kanë nevojë për shkëmbime dhe më shumë informacione, megjithatë, sikurse në këtë konferencë, gjithmonë ngelet “drone”-i në mes.

Top Channel