Pronësia mbi tokën, Rama shpërndan certifikata në fshatrat e Elbasanit

17/05/2016 11:10

Pronësia mbi tokën sipas kryeministrit Rama është çelësi edhe i investimeve në bujqësore.

Nga Bradasheshi i Elbasanit, ku shpërndau disa certifikata pronësie mbi tokën bujqësore, Rama tha se ky proces do të vazhdojë në gjithë vendin dhe do të jetë falas.

Rama u takua me fermerët e zonës dhe u shpërndau certifikatat e pronësisë. Rama i ftoi fermerët që të bëjnë legalizimin e pronave të tyre në mënyrë që të jenë zotët e tokës së tyre edhe ligjërisht. Kjo është edhe një mënyre e mirë për çdo fermer , shtoi ai, që dëshiron të shkojë në bankë dhe të kërkojë një kredi për investimet e tij.

“Kjo qe po ndodh ne Elbasan, po ndodh në të gjithë Shqipërinë dhe ne jemi të vendosur që pas reformës ta çojmë përpara këtë proces duke u bërë mbështetje e njerëzve në fshat që të nxjerrin sa më shumë prodhim, të bëjnë sa më shumë para dhe të fuqizohen ekonomikisht përmes punës së tyre të ndershme”, tha Rama.

Kryeministri përmendi edhe një herë faktin se procesi i dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën do të jetë i gjithi falas, përfshi këtu edhe procedurat e matjeve dhe shërbimet, mjafton që të zotërohet vetëm dokumenti i shpërndarë sipas ligjit 7501.

Top Channel