Mbledhja e grupit të PS, diskutohen çështjet organizative
17/05/2016 19:55
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur pasditen e sotme, por ndryshe nga sa pritej çështja e përgjimeve nuk ka qenë në rend të ditës.
Nga të dhënat e fundit mësohet se, grupi ka diskutuar çështje organizative sepse javën e ardhshme do të kenë zgjedhjet në struktura.
Në mbledhje mësohet se është folur edhe për rastin e Shukri Xhelilit, nisur nga fakti se Dibra do të ketë një kryetar të ri bashkie.
Për të do të votohet në datat 26, 27 e 28, ku do të votohet për kryetarët e Partisë Socialiste në rrethe.
Top Channel