Kanada, qindra punëtorë të evakuuar për shkak të zjarrit

17/05/2016 09:00

Qindra naftëtarë kanadezë janë urdhëruar të braktisin kampet që ndodhen pranë qytetit të përfshirë nga flakët Fort McMurray, për shkak të rritjes së epërsisë së zjarrit në drejtim të tyre.

Kryeministrja e shtetit të Albertës, Rachel Notley deklaroi se të paktën 600 punëtorë janë dërguar për në instalacione të tjera të naftës më në veri.

Rreth 4 mijë punëtorë të tjerë janë ndërkohë në pritje për t’u evakuuar nëse do të jetë e nevojshme.

Në tërësi janë mbi 80 mijë persona që kanë braktisur qytetin Fort McMurray që prej dy javë më parë, për shkak se vala e zjarrit u përhap me shpejtësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA