Tiranë, rrëzohet pema pranë QSUT-së; dëmtohen 2 makina

16/05/2016 11:05

Një pemë e vjetër është rrëzuar paraditen e sotme pranë Qendrës Spitalore Universitare.

Si pasojë e rrëzimit kanë janë dëmtuar dy automjete, ndërkohë që për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të mbikëqyrur situatën, ndërsa Bashkia ka dërguar punonjësit e saj për të mundësuar largimin e pemës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel