Dronët po gjejnë gjithnjë e më shumë hapësirë në përditshmërinë tonë, kjo edhe për faktin se nuk kushtojnë shumë.

Megjithatë, vetë brenda botës së dronëve po ndodh një mikro-revolucion, që e bën këtë mjet akoma më të përhapur. Bëhet fjalë për një pajisje krejt normale në polici që nuk ka lidhje me përgjimin.

Në Romë uli ‘qepenat’ një ditë më parë “Drone Expo”, një panair kushtuar këtyre pajisjeve teknologjike, ku risi ishte paraqitja e një minimodeli, një dron vetëm 300 gr i rëndë, që e shmang nga çdo ligj në fuqi, në çdo vend.

Porositjet për këtë model droni kanë qenë të mëdha, madje edhe para panairit ai kishte njohur shtrirje të gjerë, duke u përdorur për qëllime gazetarie, artistike, studimore, urbanistike, investigarive apo thjesht argëtuese.

Top Channel