Komisioni i sigurisë, Noka: Tahiri të përgjigjet për pajisjen e përgjimit

16/05/2016 11:00

Është mbledhur këtë të hënë, nën drejtimin e nënkryetarit Flamur Noka, komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare.

Në fjalën e tij, Noka ka njoftuar thirrjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për nesër në orën 10:00, për të dhënë sqarime mbi pajisjen e përgjimit.

“Në mbledhje të jenë të pranishëm kryeprokurori, kreu i SHISH dhe ai i Policisë së Shtetit”, ka kërkuar Noka.

Në të njëjtat linja është shprehur edhe sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama.

“Të kërkojmë informacion zyrtar për pajisjen e përgjimit. Nëse vërtet ka një pajisje të tillë përgjimi jemi përpara një skandali të madh”, ka thënë Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA