Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, konstaton shkelje nga Shqipëria për paraburgimin. Shteti duhet ta dëmshpërblejë me 5,450 euro Interpoli, sipas zëdhënësit të policisë iraniane, ka arrestuar në Shqipëri një pjesëtare të organizatës Mojahedin e Khalq.
Ndalimi i gruas, nga sa i shpjegoi gjeneral Saeed Montazer-al-Mahdi agjencisë së lajmeve “Tasnim”, është bërë pas vendosjes së saj në “njoftim të kuq”, një mandat arresti i cili parashikon masa për identifikimin e vendndodhjes dhe arrestimit të personit të kërkuar nga një juridiksion gjyqësor apo një gjykatë ndërkombëtare me qëllim ekstradimin e tij.
E ndaluara akuzohet për përfshirje në shpërthimin e një bombe në selinë e Partisë së Republikës së Iranit në 1981-shin. Shpërthimi ndodhi 28 qershorin e atij viti, në kohën kur anëtarët e kësaj partie ishin në ndërtesë duke mbajtur një mbledhje. Më vonë u tha se pas epipisodit të dhunës qëndronte Mojahedin e Khalq.
72 oficerë iranianë u vranë në atë sulm, përfshirë kreun e Drejtësisë, ajatollahun Mohammad Beheshti, katër ministra kabineti, 27 anëtarë të Parlamentit dhe disa zyrtarë të tjerë qeveritarë.
MKO-ja e listuar dikur si organizatë terroriste nga disa shtete të botës, përcaktim ky i hequr më vonë, u largua nga Irani në 1986-n e u zhvendos në Irak, në një kamp që iu dha asaj nga ish-diktatori Sadam Husein.
Në Republikën Islamike ajo kujtohet si organizatë që luftoi në krah të Sadamit gjatë luftës Iran-Irak e konsiderohet përgjegjëse për vdekjen e mijëra civilëve dhe zyrtarëve iranianë pas fitores së Revolucionit Islamik në 1979-n, përmes akteve terroriste që përfshinin shpërthime bombash në vende publike dhe ekzekutime.
Top Channel