
Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur bilancin javor në luftën e saj kundër paligjshmërisë në të gjithë vendin.
Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 80 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE. Janë kryer 3.233 kontrolle në terren. Gjatë kontrolleve u evidentuan 22 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 22 autorë. Nga këta, 9 autorë janë arrestuar në flagrancë, 5 autorë janë shpallur në kërkim dhe 8 autorë ndiqen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 31 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 31 autorë nga të cilët, 7 autorë janë arrestuar në flagrancë, 22 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 autorë janë shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, në të gjithë vendin ka nisur operacioni “Roja e Gjelbër”. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 9 raste me 9 autorë, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 6 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 8 raste me 8 autorë, nga keta 1 autor është arrestuar në flagrancë dhe 7 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
Top Channel