Në një hapësirë të krijuar posaçërisht nga Bashkia e Vlorës, në Plazhin e Ri filluan ditën e premte aktivitetet për çeljen e sezonit turistik 2016 .

Bëhet fjalë për disa veprimtari, si fluturime me parashutë, ndeshje volejbolli, kërcime aerobike, panaire e të tjera.

Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli ftoi gjithë pushuesit të zgjedhin Vlorën për këtë sezon veror duke përmendur dhe investimet e mëdha që po kryhen në këtë qytet.

Sipas tij Vlora ka gjithçka kërkon një vizitor qoftë ky vendas apo i huaj duke vënë theksin se Vlora është një qytet që po projekton të ardhmen e tij turistike dhe europiane.

Ndërkohë, Bashkia e Vlorës njoftoi se aktivitetet do të zgjasin rreth 1 javë. Festa e sezonit turistik po shoqërohet edhe me koncerte dhe festivale të muzikës tradicionale  në sheshin “Pavarësia” dhe veprimtari të tjera siç janë panairet e promovimit të kulinarisë dhe elementeve të tjera të turizmit në qytetin bregdetar.

Top Channel