Pas thashethemeve të shumta, Instagram ka vendosur zyrtarisht këtë të shtunë  (14 maj) të ndryshojë fytyrë.

Nëpërmjet një njoftimi për përdoruesit e saj, Instagram thotë se sot aplikohet një look i ri dhe një dizajn më i thjeshtë. “Sot ne vendosim një look të ri. Do të shihni një ikonë të përditësuar të aplikacionit për Instagram. I frymëzuar nga i mëparshmi, ikona e re ka një kamera të thjeshtë me ngjyrat e ylberit në një formë gradiente”, njofton Instagram.

Një dizajn i thjeshtëzuar
Krahas ndryshimit të ikonës ka ndryshuar edhe dizajni brenda aplikacionit.  Dizajni më i thjeshtuar fokusohet më shumë tek fotot dhe videot tuaja pa ndryshuar mënyrën e lundrimit në aplikacion.

Top Channel