Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, konstaton shkelje nga Shqipëria për paraburgimin. Shteti duhet ta dëmshpërblejë me 5,450 euro Janë liçencuar si ekspertë që asistojnë në gjykatë psikologë, vlerësues të pasurive, administratorë falimenti e mbikëqyrjeje për kolaudim. Por ekspertë si interpretë për shurdhë-memecët nuk ka.
Mungesa e tyre doli në pah gjatë një mase sigurimi për një 26-vjeçar shurdh-memec, një rast i papredcedent, i cili deri në orën 15 vuri në vështirësi gjyqtaren Anila Zëre dhe prokurorin Artan Lulo.
Për pesë orë gjykata ka qenë në kërkim të një interpreti, i cili duhet t’i shpjegonte të arrestuarit se cilat ishin të drejtat e tij dhe përse ai ishte arrestuar.
Pas dhjetëra telefonatave nga gjyqtarja dhe prokurori i çështjes, komisariati numër 4 gjeti një mësuese në institutin e shurdhë-memecëve.
Shtetasi Romeo Rakipi, 26 vjeç, është arrestuar për vjedhje të pjesëve të makinave. Përmes interpretes ai i tha gjykatës se është i varfër dhe prandaj kishte vjedhur.
Në përfundim gjykata e la në arrest shtëpie me kushtin që mos të kontaktojë me askënd. Një masë që duket e sigurtë, sa kohë kontakti me të nuk është nga gjërat më të lehta. Këtë e provoi vetë në kurriz për pesë orë Gjykata e Tiranës.
Top Channel