WhatsApp përgatitet të sfidojë Skype nëpërmjet telefonatave me video (videocall).

Sipas disa zërave që qarkullojnë, gjurmët e këtij ndryshimi mund të duken në funksionin e ri në përditësimin e aplikacionit për platformë Android.

Telefonatat me video, që janë të pranishme në Messneger të Facebook, u bë i vlefshëm dhjetorin e kaluar. Megjithatë nuk ka asgjë të saktë, pasi për thirrjet telefonike zanore në WhatsApp u deshën pesë vjet nga publikimi i shërbimit mesazhor. Aplikacioni, në pronësi të Mark Zuckerberg prej pak kohësh ka arritur numin e 1 miliardë përdoruesve.

Dy ditë më parë WhatsApp lançoi dy aplikacione, një për kompjuter me sistemin operativ Windows dhe një për Mac të Apple.

Top Channel