Spiropali takohet me Ali Ahmetin dhe zyrtarë të tjerë: Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare Presidenti Nishani doli si rrallëherë në një konferencë për mediat për të folur për dy çështje dhe që të dyja këto çështje lidheshin me një emër të vetëm; Erion Veliajn.
Shqetësimi i parë i Presidentit lidhej me një deklaratë të kryebashkiakut të Tiranës, në të cilën, sipas kreut të shtetit akuzohej si “hajdut”.
“Unë besoj që shqiptarët nuk mund të kenë në zyrën e Presidentit të Republikës një hajdut. Drejtësia duhet ose të vërtetojë akuzat dhe identifikojë Presidentin si hajdut dhe ta dënojë atë në bazë të krimit, ose përdhosësin e shtetit shqiptar përmes shpifjes ta dërgojë të përballet me ligjin. Kjo është një rrugë pa kthim”, u shpreh Nishani.
Shqetësimi i dytë i Presidentit të Republikës lidhej me atë që e quajti “sulm terrorizues ndaj gjyqtarëve”.
“Çështja e dytë është sulmi i dhunshëm i djeshëm, organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe qytetarë dhe individë të tjerë me pushtet ndaj Gjykatës së Apelit Administrativ. Sulmi i dhunshëm qartazi terrorizues ndaj gjyqtarëve në ushtrim të detyrës dhe funksioneve të tyre kushtetuese që e dënojmë me ashpërsinë më të madhe. Sulm ishte i organizuar, instrumentalizuar politikisht ndaj një pushtetit të pavarur kushtetues”, u shpreh ai.
Muaj më parë, në Top Story, Presidenti tha se ishte në dijeni që përgjohej ai dhe familja e tij, por ishte mosbesues për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. I pyetur nga Top Channel nëse me këto deklarata kishte ndryshuar qëndrim ndaj sistemit të drejtësisë, Presidenti e mohoi këtë.
“Nuk kam ndryshuar asnjë mendim. Unë i qëndroj mendimit që sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformë”, tha ai.
Top Channel