Nishani takohet me homologen kroate, Kolinda Grabar Kitarovic

11/05/2016 00:00

Presidenti Bujar Nishani i ndodhur në një vizitë zyrtare në Kroaci, është takuar me homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitarovi? dhe kryeministrin e vendit Tihomir Oreškovi?.

Në të dy takimet, kryefjala ka qënë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. Presidentin Nishani tha se Kroacia konsiderohet si vendin që mund të përcjellë shpirtin, zërin dhe problematikat e rajonit në Bashkimin Evropian.

Jashtë temës së diskutimeve nuk mbeti as kriza e refugjatëve, ku të dy Presidentët u shprehën në favor të një zgjidhje evropiane të çështjes së refugjatëve, duke garantuar kontributin e secilit vend në këtë zgjidhje.

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Kroaci, Presidenti Bujar Nishani i shoqëruar nga homologia e tij kroate, ishin të pranishëm në hapjen e punimeve të Forumit Ekonomik Kroaci-Shqipëri, i cili kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Top Channel