Ndërmarrjet e vogla, OECD: Luftë ndaj informalitet, arsimi profesional

11/05/2016 00:00

Organizata për Zhvillimin dhe Kooperimin Ekonomik i rekomandon Shqipërisë që të mbështesë politika të shëndosha për të luftuar informalitetin. Kjo do të nxiste zhvillimin e mëtejshëm të ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Në Tiranë u prezantua raporti i OECD për vendet e Ballkanit Perëndimor, përshfirë Turqinë, mbi situatën e SME-ve. Shqiperia renditet në mes të indeksit. Jemi në pozicion të mirë përsa i përket mjedisit operativ ku zhvillohet bizinesi, kuadrin rregullator dhe prokurimet publike. Ndërsa pozicionohemi poshtë mesatares në inovacion, ekonomine e gjelbër dhe arsimin mbi biznesin dhe gratë sipërmarrëse.

Për OECD vendi ynë duhet të zgjerojë mbështetjen financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe të ngrejë një regjistër falimenti.

“Vlerësohet që në Shqipëri ky sektor të japë një kontribut që shkon rreth 80% ën forimin e GDP-së dhe të puënsojë rreth 40% të të gjithë të punësuarve që janë në tregun e punës në Shqipëri”, tha Milva Ekonomi, ministre Ekonomie.

Sektori i ndërmarjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri është mjaft i rëndësishëm dhe përfshin bizneset nga 1 deri në 250 të punësuar. Ai ndikoi me 67,7% në rritjen ekonomike të vendit në 2013 dhe mbetet punëdhënësi më i madh. Sipas sektorëve ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kryesohen nga tregtia, akomodimi dhe restorantet, për të vazhduar me manifakturën dhe ndërtimin.

Top Channel