Iniciativë e PDIU-së: Në parlament të jenë 50% gra

11/05/2016 11:25

Iniciativa e re e PDIU-së është që në parlament të jenë 50% gra. Krerët e kësaj partie janë takuar me strukturat në Peqin, në kuadër të zgjedhjeve në parti më 21 maj.

“Ne kemi një vizion dhe vizioni ynë për të ardhmen është një Shqipëri e zhvilluar. Iniciativa jonë e ardhshme duhet të jetë 50% e grave në parlament. Sepse gratë janë pjesa më rëndësishme e këtij vendi. Gratë janë pjesa ende e pashfrytëzuar e gjithë burimeve njerëzore të vendit. Gratë kanë mundësi që të sjellin një qasje tjetër, e cila është ajo, që bëhet pjesë e politikës me zemër dhe jo thjesht për t’ju marrë votën”, është shprehr Mesila Doda.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u bëri apel qytetarëve të bëhen pjesë e vendimarrjes, duke thyer dominimin e partive të mëdha.

“Unë ju ftoj që të bëheni pjesë e Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet. Miqtë e mi, motra dhe vllezër, ne kemi parë dhe ju e shihni politikën nga jashtë. Nuk kemi për të bërë dot as zhvillim, as prosperitet, nëse ju nuk merrni dhe bëheni pjesë e vendimarrjes. Të bëheni pjesë e vendimarrjes, të bëheni pjesë e politikës, bëhuni pjesë e PDIU-së, për të thyer domenet e partive të mëdha dhe për të bërë një parti patriotike, parti të të gjithë shqiptarëve dhe parti të halleve dhe promblemeve tuaja”, tha ai.

Të pranishëm në takim ishin edhe deputeti i qarkut të Elbasanit Aqif Rakipi dhe Tahir Muhedini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA