Çelet bypass-i i Rrogozhinës; shmang qytetin dhe shkurton distancën

11/05/2016 17:35

Çelja e bypass-it të Rrogozhinës do të zgjidhë problemet me trafikun mes Rrogozhinës dhe Elbasanit, pasi mënjanon qytetin dhe shkurton distancën me 30 minuta kohë.

Segmenti me gjatësi 4.3 km është financuar nga Bashkimi Europian me një vlerë prej 5.7 milionë eurosh. Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se BE ka miratuar 1 mld euro për Ballkanin dhe në këtë shumë, Shqipëria ka pjesën e saj.

“Është me rëndësi që të mos ketë zhurma, ndotje dhe që të ketë siguri. Për këtë jemi të interesuar kryesisht”, tha Vlahutin.

Nga ana e tij, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se projekti ka përfunduar në kohë dhe nën këtë shembull inkurajoi edhe kompanitë e tjera që të përfundojnë projektet e tyre, duke respektuar të gjitha elemenet e standardit të sigurisë.

Top Channel