Vasili: Qëndrimi i LSI-së, në mbështetje të reformës

10/05/2016 17:55

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi se “qëndrimi i partisë sonë është shumë i qartë, në mbështetje të reformës në drejtësi”.

“Praktikisht jemi në rrugën e duhur, kemi asistencën e duhur nga pikëpamja profesionale dhe paanshmërinë e plotë nga ana politike. Kemi të gjithë përbërësit e duhur politikë dhe juridikë për të ecur përpara në këtë reformë të shumëpritur. Sigurisht, sot ishte një mundësi për një komunikim të drejtpërdrejtë me të dy ambasadorët e dy aleatëve tanë, partnerëve tanë strategjikë të pazëvendësueshëm sot dhe për një kohë shumë të gjatë, që janë Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E vlerësoj pozitivisht këtë komunikim, pasi ambasadorët kanë komunikuar dhe komunikojnë me krerët e partive, por është më së miri ky komunikim i drejtpërdrejtë me të gjithë deputetët, të cilët do të jenë dhe votues të kësaj reforme, për të përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta, ndjeshmëritë politike, momenti shumë i veçantë, që lidhet me integrimin evropian, por mbi të gjitha dhe kryesorja ishte mbi atë pritshmëri të lartë që shqiptarët kanë për një reformë të munguar dhe të kalçifikuar prej 25 vitesh”, tha Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA