PD, Pollo dënon dhunën ndaj gazetarit Ilnica; reagon edhe LSI

10/05/2016 12:55

Kryetari i Komisionit parlamentar të medias, Genc Pollo ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica nga presidenti i klubit të futbollit Kastrioti.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, është shprehur Pollo.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu. “Plagët në trupin e Ilnicës janë plagë të marra në trupin e sportit dhe gazetarisë sportive në vend”, ka thënë ai në një deklaratë për mediat.

Spahiu i ka uruar gazetarit shërim sa më të shpejtë pas kësaj ngjarjeje të rëndë. “Dy urime për shërim sa më të shpejtë: gazetarit të zellshëm dhe futbollit, sportit tonë të dashur!”, ka shtuar Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA