Lufta kundër terrorizmit, Rama: Mbrojtja më e mirë, përballja me të

10/05/2016 00:00

Në Tiranë u mbajt një konferencë me temë “Lufta kundër terrorizmit”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romanda Vllahutin.

Në fjalën e mbajtur, kryeministri vuri theksin tek forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e shkëmbimit të informacioneve për terrorizmin dhe krimin e organizuar.

“Përvoja e dekadës së fundit ka provuar se e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga terrorizmi është përgatitja për përballjen të pashmangshme me të. Ajo që mund të bëjmë ne është që të bëjmë parandalimin e shndërrimit në terroristë të individëve që kanë prirje të tilla”, tha Rama.

Kryeministri përmendi këtu planin e qeverisë për të futur në shkolla mësimin mbi fetë dhe u ndal sërish edhe tek ideja e ngritjes së një qendre rajonale me bazë në Tiranë për të luftuar ekstremizmin.

“Qendra rajonale në Shqipëri do të ishte një investim risi, jetëgjatë dhe me dobi të shumfishtë”, nënvizoi ai duke përmendur këtu edhe përparësinë e Shqipërisë, siç është toleranca fetare.

Top Channel