USAID mbështet OSHEE: U kapërcye situata kritike

09/05/2016 00:00

Në Tiranë ka nisur këtë të hënë punimet treditore konferenca me temë “Programi i Teknologjisë Energjitike dhe Qeverisjes”, e organizuar nga USAID në bashkëpunim me OSHEE-në.

Përgjatë punimeve pjesëmarrësit do të diskutojnë sfidat e sektorit të energjisë, tregu dhe liberalizimi i tij, refomat në modernizimin e këtij sektori dhe të tjera sfida.

Në fjalën e mbajtur, përfaqësuesi i USAID vlerësoi reformat e ndërmarra në këtë sektor dhe sipas tij tashmë është kapërcyer situata kritike.

“Këto institucione kanë demonstruar përkushtimin e tyre, duke punuar shumë për të kapërcyer situatën kritike të sektorit energjetik, për ta vendosur atë në rrugën e reformave të rëndësishme dhe vendimtare, e cila ka një ndikim të gjerë në ekonominë dhe popullin e Shqipërisë”, theksoi Marcus Johnson.

Drejtorja e Divizionit Tregtar pranë OSHEE, Albana Ferraj përshkroi shkurtimisht etapat e zhvillimit të kompanisë, nisjen e reformës dhe rezultatet e arritura, dhe çfarë pritet me liberalizimin e tregut të energjisë.

Top Channel