Durrës, sekuestrohen 5.5 kg heroinë; arrestohen dy persona
08/05/2016 00:00
Policia e Durrësit ka sekuestruar mbrëmjen e së shtunës 5.5 kg heroinë dhe ka arrestuar dy persona: 46-vjeçarin Bledar Çapani dhe 49-vjeçarin Lorand Dhëmbi, të dy banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi në pikën e kontrollit të automjeteve në Portin e Durrësit, në mjetin furgon tip Benz me targa AA 517 DD, me drejtues shtetasin Lorand Dhëmbi dhe shoferin tjetër Bledar Çapani, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale rreth 5.5. kg heroinë.
Top Channel