Vodhi besimtarin në xhami, dënohet me 4 vjet burgim

07/05/2016 10:25

Tom Ndoja, i dyshuari për vjedhjen e një shume të konsiderueshme një besimtari në xhami, është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg në akuzën e vjedhjes me pasoja të rënda.

Nga hetimet ka rezultuar se Ndoja gjatë procesit të faljes në xhami i ka vjedhur një besimtari çantën e dorës, në të cilën ndodheshin 10 mijë euro.

Ai ka shfrytëzuar faktin se besimtarët ishin duke kryer ritet fetare dhe ka përfituar nga mirëbesimi ndërmjet tyre, duke vjedhur vlerën e konsiderueshme monetare. Pas vjedhjes, Ndoja është larguar, ndërkohë që është pikasur dhe është kapur disa ditë më pas nga një tjetër besimtar i xhamisë, i cili më pas ka njoftuar policinë për arrestimin.

Gjatë hetimit dhe në procesin e gjykimit, i pandehuri ka mbajtur qëndrim të dyshimtë. Ai ka deklaruar se ka pasur si qëllim që të vidhte çantën dhe nuk e ka ditur që brenda saj gjendej edhe shuma e parave.

Por kjo nuk ka qënë vepra e parë penale për Ndojën sipas prokurorisë. Ai është dënuar më parë edhe për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe rezulton se ka vjedhur shuma të ndryshme parash, përfshirë vlerat monetare të nënës, tezes dhe personave të tjerë familjarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA