Agjentë të antitrafikut në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë ndaluar dy shtetase dhe po hetojnë në gjendje të lirë një të tretë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Sipas një njoftimi për shtyp, dy shtetaset e ndaluara, të identifikuara me inicialet Z.M dhe F.Ç përdornin ambjentet e lokalit të tyre për qëllime prostitucioni.
Lokali që menaxhohej prej tyre ndodhet në rrugën e Kavajës, ku dy kamariere shfrytëzoheshin edhe si prostituta për klientët që vijnin kundrejt një pagese.
Sipas njoftimit, agjentët e antitrafikut kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin në fjalë dhe materialet ia kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për procedimin e mëtejshëm të çështjes.
Ndaj të ndaluarave janë ngritur tashmë akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “përdorim të lokaleve për prostitucion”.
Top Channel