Kultivuan 13 rrënjë kanabis, në hetim katër të mitur në Berat

07/05/2016 10:00

Katër të mitur do të hetohen në gjendje të lirë nga policia e Beratit, pasi kanë kultivuar 13 rrënjë kanabis.

Sipas burimeve zyrtare kanë nisur hetimet ndaj E. L., 14 vejç, R. L., 15 vjeç, A.M., 17 vjeç dhe S. M., 14 vjeç. Të miturit do të hetohen për kultivim të bimëve narkotike, pasi tetë rrënjë janë gjetur në vendin e quajtur “Blloku i Fiqve”, dhe 5 rrënjë të tjera të mbjella në gota kauçuku.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA