Aksident tragjik, nëna me 3 fëmijë përplaset me trafik-ndarësen

07/05/2016 00:00

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Golem-Kavajë, ku një aksident fatal i ka marrë jetën dy fëmijëve, ndërsa një tjetër dhe nëna e tyre janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur  rreth orës 17:00. Silva Negollari, 24 vjeç, banuese në Durrës, po udhëtonte me automjetin e vet “Mercedes Benz”, me targë “AA372JG” në aksin Golem-Kavajë së bashku me tre fëmijët e saj, 5, 3 dhe 1 vjeç.

24-vjeçarja ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy fëmijët e saj, 5 dhe 3 vjeç, ndërsa vetë 24-vjeçarja dhe fëmija tjetër e saj 1 vjeç kanë mbetur të plagosur.

Ata janë shoqëruar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku mjekët thonë që janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel