Trafiku i drogës, pranga të kërkuarit nga drejtësia italiane
06/05/2016 21:25
Agjentë të antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Beratit kanë vënë në pranga këtë pasdite një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, shtetasi Gentjan Cufe, 49 vjeç, është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij në Itali, ku akuzohet për trafik droge.
Ndaj personit në fjalë, i njohur edhe me pseudonimet Arben ose Robert Keli, Gjykata e Torinos ka vendosur më 17 tetor të vitit 2008 masën e sigurisë “arrest me burg” për trafik droge.
Cufe rrezikon të dënohet deri në 20 vjet burg. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit të Beratit, për veprimet e mëtejshme proceduriale, me qëllim ekstradimin e 49-vjeçarit në vendin fqinj.
Top Channel