Mërgim Mavraj duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e Këlnit.
Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare konsiderohet si një futbollist i rëndësishëm nga trajneri i skuadrës gjermane, Peter Shtoger dhe sipas asaj që publikohet te Kicker, drejtuesit e klubit po mendojnë t’i ofrojnë atij një kontratë të re, ndërkohë që ajo aktuale skadon në verën e ardhshme.
Mavraj, i cili për një periudhë të gjatë kohe qëndroi jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi, u mendua se do të largohej në merkaton dimërore nga Këlni te një skuadër tjetër për të rigjetur formën e tij më të mirë për “Euro 2016”. Por, me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan për futbollistin, i cili pak nga pak rifitoi edhe vendin e titullarit në skuadër në ndeshjet e Bundeligës për të qenë një siguri më shumë për Këlnin, me të cilin tashmë duket se ka krijuar një lidhje shumë të fortë.
Top Channel