Sirianët u mashtruan nga taksistët: Ju çojmë në Serbi

05/05/2016 00:00

Sirianët e kapur mesditën e së mërkurës në fshatin Vërnik, i treguan policisë se ishin gënjyer nga taksistët grekë në Idomeni.

Sirianët 4 meshkujt, 3 femra dhe 9 fëmijë me i vogli 2 muajsh, ikën nga fshati Idomeni për shkak së hynë në konflikt me një tjetër familje siriane.

Ata u kapën në tokën shqiptare ndërsa kishin ecur 12 orë në këmbë dhe u dërguan menjëherë për kurim, ndërsa Kryqi i Kuq iu dha ndihmë me ushqime e veshje.

Mëngjesin e së enjtes policia i transportoi refugjatët sirianë në qendrën e pritjes në Babrru, në Tiranë.

Ata nuk pranojnë të kërkojnë azil dhe kërkojnë ose të ikin në Gjermani ose të kthehen në Greqi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta