Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore Duke kërkuar hapjen e kufijve, një grup prej afro 100 refugjatësh, të bllokuar prej disa muajsh në kampin provizor të Idomenit, është konfrontuar me forcat policore greke, pasi ato nuk i kanë lejuar të ngrejnë çadrat pranë gardhit që ndan Greqinë me Maqedoninë, në pjesën ku kalojnë shinat e linjës hekurudhore.
Disa prej refugjatëve kanë hedhur gurë dhe mjete rrethanore mbi policët, por më në fund janë larguar dhe kanë vazhduar të ulur në një vend tjetër protestën e tyre.
“Ata duan të shkojnë në Europë, vëllai im është në Europë. Edhe shoku, babai, familjet e tyre janë në Europë”, tha Mohanad, një emigrant sirian.
Refugjatët, të indinjuar nga pamundësia për të shkuar në vendet e Europës Qendrore, kanë organizuar shumë protesta gjatë muajit prill dhe në disa prej tyre kanë hasur përballjen me policinë e fqinjit verior të Greqisë, që i ka ndaluar ata duke përdorur bomba me gaz lotsjellës dhe granata tymuese.
Gjithashtu në një tjetër protestë, dy refugjatë kanë tentuar të vetëdigjen. Sipas organizatave humanitare, kushtet e jetesës në kampin provizor janë vërtet dramatike, me motin e keq dhe rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.
Të vetmet pamje të lumtura në këto muaj në Idomeni ishin disa çaste ditën e mërkurë nga martesa e një çifti refugjatësh nga Siria, buzëqeshjet e të cilëve ishin si një pikë uji në “oqeanin” e madh të dëshpërimit që përmbyt këtë kamp, ku qëndrojnë ende të bllokuar të paktën 10 mijë vetë.
Top Channel