Rama: Dakord me ambasadorët. E votojmë që sot reformën

04/05/2016 16:40

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas apelit të ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi, duke konfirmuar vullnetin e tij për realizimin e këtij procesi.

“Asnjëherë më dakord se sot me ambasadorët e SHBA-BE! Koha e ballos me maska po mbaron. PS gati të votojë që sot reformën në drejtësi”, ka deklaruar Rama.

Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin bënë thirrje që reforma në drejtësi të realizohet brenda qershorit.

Top Channel