Premtoi legalizim të banesës, arrestohet ish punonjësi i policisë

04/05/2016 00:00

Shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesave ka vënë në pranga një ish punonjës policie i cili dyshohet se i ka marrë 1 mijë euro një qytetari duke i premtuar se do të ndërhynte për legalizimin e banesës.

Ndaj ish policit të komisariatit të Krujës Besim Meçe i cili ka vetëm 1 muaj që ka dalë në rezervë, rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.

SHÇBA po heton gjithashtu për zbardhjen e rasteve të përvetësimit të parave nga qytetarë të tjerë, prej ish-policit të ndaluar.

Top Channel