Meta takon Vlahutin dhe Lu: Votim pa vonesë për ndryshimet kushtetuese

04/05/2016 13:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar sot me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, dhe ambasadorin amerikan, Donald Lu.

Z. Meta shprehu vendosmërinë për ta votuar pa vonesë paketën e ndryshimeve kushtetuese që i hap rrugë zbatimit të reformës në drejtësi.

“Komisioni i Venecias, si edhe misionet e asistencës ligjore të EURALIUS dhe OPDAT janë garantuesit e standarteve ndërkombëtare të kësaj reforme madhore, e cila ka rëndësi kruciale për forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, rritjes së besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë, si dhe pëmirësimit të klimës së biznesit”,është shprehur Meta.

Edhe grupi parlamentar i LSI-së, vijoi më tej Meta, përkrah me vendosmëri miratimin e kësaj pakete pa asnjë vonesë. “Miratimi sa më aprë i kësaj reforme është gjithashtu i rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësimin me BE-në”, vijoi z. Meta

Top Channel