Lu e Vlahutin nuk ndalen, do flasin në mbledhjet e grupeve të PD, PS e LSI

04/05/2016 22:40

Pjesëmarrja në komisionin e reformës në drejtësi nuk është i vetmi veprim i pazakonte i ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Këtë javë ata kanë marrë vendimin të jenë të pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive kryesore në vend.

Duke nisur nga e premtja, Lu dhe Vlahutin do të jenë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokartike dhe më pas tek grupi socialsit dhe LSI-ja.

Të hënën demokratët duhet të thonë vendimin e tyre për draftin kushtetues, ndërsa pjesa e qeverisë e ka deklaruar paraprakisht qëndrimin.

Top Channel