Doshi, në prokurori për pasuritë dhe të ardhurat

04/05/2016 00:00

Në shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës, për rreth dy orë deputeti Tom Doshi është pyetur në Prokurorinë e Përgjithshme.

Deputeti Doshi ishte në organin qëndror të akuzës për shkak të hetimeve që  po kryhen pas kallëzimit pak muaj më parë nga ILDKPI për pasuritë e tij.

Doshi është pyetur nga prokurorja Anila Leka, e cila i ka bashkangjitur dosjes hetimore shkresat për të ardhurat dhe pronat e tij.

IDLKPI pretendon se deputeti ka bërë deklarata të rreme për pasuritë e tij gjatë viteve 2005-2014.

Top Channel